Moti për sot e shtunë 21 Qershor 2025: Diell, freski dhe erë nga veriu

by engel

E shtuna, 21 qershor 2025, sjell një freski të lehtë në të gjithë vendin. Sipas MeteoKosova, pas disa ditësh me temperatura të larta, territori i Kosovës do të përfshihet nga masa ajrore më të ftohta që vijnë nga veriu i Evropës.

Mot i kthjellët me diell do të dominojë pjesën më të madhe të ditës, duke sjellë një kombinim të këndshëm midis rrezeve të diellit dhe ajrit të freskët.

banner

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me intensitet që herë pas here pritet të jetë i fuqishëm, duke arritur shpejtësinë prej 15 deri në 41 km/h. Kjo do të ndikojë në ndjesinë e freskisë, sidomos në zonat e hapura.

Temperaturat

  • Minimalet do të sillen mes 11°C deri në 15°C
  • Maksimalet do të arrijnë nga 24°C deri në 28°C

Ky ndryshim i lehtë i kushteve klimatike vjen në prag të verës kalendarike dhe mund të jetë ideal për aktivitete në natyrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy