Nuk ndalet Hykmete Bajrami: E sfidon publikisht Kurtin dhe Rizvanollin për debat – “Zgjidhni ju televizionin, unë ju pres!”

by engel

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shpërthyer sërish në një reagim të ashpër ndaj qeverisë Kurti, duke hedhur akuza të rënda për keqmenaxhim të sistemit energjetik dhe lidhje të dyshimta me kompani të mëdha përfituesesh nga tenderët. Por kësaj radhe ajo nuk është ndalur vetëm te kritikat në Facebook – Bajrami ka hedhur dorezën dhe ka ftuar për debat publik kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Me një ton sfidues, deputetja e LDK-së u ka dhënë të drejtën që vetë të përzgjedhin televizionin, kohën dhe studion, duke i sfiduar të përballen në debat për, siç thotë ajo, “të vërtetat që po heshtin” dhe për “kapjen e shtetit nga mafia energjetike”.

banner

“Ejani të flasim hapur: për ato që ne i dimë, e për të cilat ju nuk po guxoni të flisni. Për mënyrën se si jeni shndërruar në instrument të mafisë energjetike,” shkruan Bajrami.

Në një varg akuzash që kanë gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Bajrami pretendon se:

Kosova sot prodhon vetëm 10% të energjisë, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga importi, duke përmendur konkretisht rrjedhën nga Serbia.

Kompanitë si NOA dhe EFT, të afërta me figura kontroverse, po dominojnë ankandet për transport e import të energjisë.

Tenderi prej 137 milionë eurosh për Rehabilitimin e A3 është hapur pa asnjë studim fizibiliteti.

Avaritë e përmuajshme në KEK po përdoren si justifikim për rritje të importit – dhe fitim për të njëjtët aktorë.

Një tjetër deklaratë goditëse nga Bajrami ishte drejtuar “militantëve që do t’u shtrenjtohet prapë energjia”, ku ironizon me faktin që, sipas saj, edhe kur qeveria hesht, faktet janë kokëforta.

Nëse Kurti dhe Rizvanolli do ta pranojnë sfidën, mbetet të shihet. Por një gjë është e qartë: Hykmete Bajrami mbetet deputetja më e zëshme e cila nuk pushon asnjëherë duke prezantuar argumente dhe duke kërkuar llogari nga qeveria e Kosovës për të gjitha çështjet dhe problemet që e dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy