Tensionet politike mes pushtetit dhe opozitësjanë rritur pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në një paraqitje publike përdori epitetin “nomad” për deputetët opozitarë.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri.
Në një deklaratë për media Guri hodhi poshtë etiketimin ndaj opozitës, duke deklaruar se epiteti “nomad” më shumë i përshtatet vetë Kurtit sesa deputetëve opozitarë.
“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi që në Kosovë nuk ka shtëpi është Albin Kurti,” tha Guri, duke aluduar në mënyrën e jetesës së kryeministrit dhe mungesën e një vendbanimi të përhershëm.
“Besoj që ai është nisur nga vetja kur ka thënë këtë epitet për deputetët e opozitës.”
Deputeti i LDK-së e cilësoi këtë fjalor si të papranueshëm dhe jo dinjitoz për një udhëheqës qeveritar, duke e akuzuar Kurtin se përmes gjuhës nënçmuese po përpiqet të ushtrojë presion mbi vullnetin e deputetëve.
“Është e pa dinjitetshme që përmes cilësimeve të tilla të tentohet të ndikohet vota e deputetëve, votë që mbrohet nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës,” përfundoi Guri.