Jadon Sancho – Juventusi është i interesuar të transferojë anësorin e Manchester United, Jadon Sancho, këtë verë. Në garë për 25-vjeçarin anglez është edhe kampioni i Italisë, Napoli, pasi Sancho kaloi sezonin e kaluar në huazim te Chelsea. (Sky Sports)
Alexander Isak – Liverpool nuk është duke ndjekur një marrëveshje të menjëhershme për sulmuesin e Newcastle, pavarësisht interesimit të mëhershëm. (Telegraph)
Marc Guehi – Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, është i interesuar për mbrojtësin e Crystal Palace, por Guehi nuk do të pranojë transferimin nëse nuk i garantohet vend në formacionin bazë. (Talksport / Sky Sports)
Andre Onana – Portieri i Manchester United po tërheq vëmendjen e Monacos, që po shqyrton mundësitë e një transferimi. Në rast largimi, “Djajtë e Kuq” pritet të synojnë Marco Carnesecchi-n e Atalantës për ta zëvendësuar. (Sky Sports / Gianlucadimarzio)
Ilkay Gundogan – Manchester City është i hapur për largimin e mesfushorit gjerman 34-vjeçar, ndërsa Galatasaray po shqyrton një ofertë për të. (Guardian)
Illia Zabarnyi – PSG ka bërë një ofertë të dytë prej 55 milionë funtesh për mbrojtësin ukrainas të Bournemouth, por klubi anglez kërkon mbi 70 milionë. (Sky Sports)
Antoine Semenyo – Tottenham ka pyetur për situatën e sulmuesit të Bournemouth dhe Ganës, por nuk ka ndërmend të lëvizë për momentin. (The Athletic)
Joao Palhinha – Fulham po shqyrton rikthimin e mesfushorit portugez, vetëm një vit pasi e shiti te Bayern Munich për 48 milionë paund. (Mail)
Vladyslav Vanat – Klubi i sapo promovuar në Premier League, Sunderland, është më afër transferimit të sulmuesit të Dinamos së Kievit, me kërkesën që shkon deri në 21 milionë paund. (Express)
Evan Ferguson – Pas huazimit te West Ham, sulmuesi irlandez 20-vjeçar mund të kalojë te PSV Eindhoven, pasi Brighton ka ofruar shërbimet e tij. (Football Insider)
Lucas Digne – Mbrojtësi i Aston Villës është në bisedime me Atletico Madridin, me spanjollët që përgatitin ofertën e parë prej 8 milionë paundësh. (Football Insider)
Paul Pogba – Monaco po përballet me konkurrencë nga Al-Ittihad i Arabisë Saudite për të transferuar 32-vjeçarin francez, i cili synon rikthimin në fushë pas pezullimit për doping. (Foot Mercato)