Sekreti i jetëgjatësisë së Mbretëreshës Elisabetë? Një tortë që e konsumonte çdo ditë!

by informim peje

Kanë kaluar tre vite që nga ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elisabetë II, por praninë e saj shumëkush vazhdon ta ndjejë si të gjallë. Mbase kjo lidhet me faktin se mbretërimi i saj ishte ndër më të gjatë në histori, duke krijuar ndjesinë e një figure thuajse të pavdekshme.

Megjithatë, gjatë ceremonisë tradicionale “Trooping the Colour” që feston ditëlindjen e sovranit në fron, janë zbuluar disa detaje interesante nga kuzhina e saj personale. Ato tregojnë se një ndër sekretet e jetëgjatësisë së saj mund të ketë qenë… një tortë!

banner

Bëhet fjalë për një tortë me çokollatë dhe biskota, që Mbretëresha nuk e linte asnjëherë jashtë tryezës.

Sipas Darren McGrady, kuzhinier personal i saj nga viti 1982 deri më 1993, kjo ëmbëlsirë ishte ritual ditor në pallatin mbretëror. Pavarësisht se çfarë konsumonte gjatë ditës, ajo kërkonte gjithmonë një copë të vogël nga kjo tortë. Madje, edhe kur udhëtonte jashtë, ajo merrte tortën me vete për të mos e lënë rutinën e përditshme mangët.

Një traditë e përditshme dhe një recetë mbretërore

Torta me çokollatë dhe biskota – ose “chocolate biscuit cake” – ishte e vetmja që përgatitej rregullisht çdo ditë. McGrady tregon se Mbretëresha nuk lejonte të bëhej një tortë e re derisa të përfundonte të parën. Ky ritual ditor është një ndër anekdotat më të ëmbla të jetës së saj, që përveç simbolikës ka edhe një mesazh për stilin e qëndrueshëm të jetesës.

Përveç kësaj ëmbëlsire, edhe mënyra se si ajo konsumonte frutat ishte e veçantë. Bananja, për shembull, nuk hahej thjesht me dorë. Mbretëresha e priste në skaje, e çante për së gjati, e ndante në feta të holla dhe e konsumonte me pirun. Asnjëherë nuk bënte përjashtim.

Një dietë e thjeshtë, por e disiplinuar

Ndryshe nga sa mund të mendohet për tryezat mbretërore, ushqimi i përditshëm i Mbretëreshës ishte modest. Nuk kishte bankete të bollshme; darkat dhe drekët ishin të thjeshta. Ajo preferonte mish pule ose peshk të pjekur mirë, dy lloje perimesh, sallatë të freskët dhe fruta. Pastat dhe orizi shërbeheshin shumë rrallë, dhe ajo shmangte në mënyrë rigoroze hudhrën dhe erëzat e forta.

Sipas McGrady, kjo disiplinë në ushqim dhe rutina e qëndrueshme ishin faktorët kryesorë që e ndihmuan Mbretëreshën Elisabetë të ruante një formë të shkëlqyer deri në moshën 96-vjeçare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy