Sot, pas nisjes së ditës së dytë të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm, qytetarët duhet të jenë të përgatitur për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në dy prej autostradave më të frekuentuara në vend: “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në mbështetje të garave të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, segmentet rrugore të mëposhtme do të jenë të mbyllura për automjete nga ora 09:00 deri në 16:00:
Autostrada “Arbën Xhaferi”:
Nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje / Përmes rrugës nacionale N9 deri në Gjergjicë
Autostrada “Ibrahim Rugova”:
Segmenti Malishevë – Duhël dhe në të dy drejtimet
Autoritetet apelojnë për durim dhe mirëkuptim nga drejtuesit e automjeteve, duke sugjeruar që të planifikojnë rrugët alternative dhe të shmangin këto segmente gjatë intervalit të paraparë.
Ky aktivitet sportiv mbarëkombëtar synon të promovojë kulturën e sportit dhe të nxisë pjesëmarrjen aktive në çiklizëm, ndërsa siguria e të gjithë pjesëmarrësve mbetet prioritet kryesor.

