Kryeministri britanik thotë se Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave: Nuk iu lejohet të zhvilloni armë bërthamore

by Nexhat

Kryeministri i Britanisë Keir Starmer i ka kërkuar Iranit të kthehet në tryezën e negociatave pasi Shtetet e Bashkuara goditën objektet e tij bërthamore.

“Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim”, tha Keir Starmer në një postim në X, duke e quajtur programin bërthamor të Iranit një “kërcënim të rëndë për sigurinë ndërkombëtare”.

banner

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha ai.

Ministria e jashtme e Iranit tha më parë se SHBA-të kishin filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur objektet e tij bërthamore, një sulm që ajo e quajti shkelje të ligjit ndërkombëtar, ka raportuar CNN,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy