Ministria e Jashtme e Iranit thotë se SHBA ka nisur një “luftë të rrezikshme kundër Iranit”

by Nexhat

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se SHBA ka filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur objektet e saj bërthamore të dielën, sipas një deklarate të shpërndarë nga agjencia gjysmëzyrtare iraniane Tasnim, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

“Bota nuk duhet të harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara ato që, në mes të një procesi diplomatik, e tradhtuan diplomacinë”, thuhej në deklaratë. Duke e përshkruar Izraelin si “gjenocidal dhe pa ligj” deklarata akuzon SHBA-në për nisjen e “një lufte të rrezikshme kundër Iranit”.

banner

Ajo thotë se sulmet ishin një shkelje e Kartës së OKB-së dhe e së drejtës ndërkombëtare, dhe se qeveria e SHBA-së “mban përgjegjësinë e plotë për pasojat e rënda dhe ndikimet e tmerrshme të këtij krimi të neveritshëm”.

Ministria paralajmëroi se është “e drejta legjitime e Iranit ta kundërshtojë plotësisht dhe me vendosmëri agresionin ushtarak të SHBA-së dhe krimet e kryera nga ky regjim i pakontrolluar dhe t’i mbrojë sigurinë kombëtare dhe interesat e Iranit me të gjitha mjetet e nevojshme”.

Ajo i bëri thirrje OKB-së dhe organeve të saj të ndryshme, përfshirë agjencinë bërthamore të saj – Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike – që “ta trajtojnë urgjentisht këtë akt të hapur dhe kriminal të paligjshmërisë”. Gjithashtu, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta mbajë një seancë urgjente për të dënuar sulmet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy