Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka folur në një konferencë për shtyp në Pentagon.
Sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, e fillon konferencën për shtyp në Pentagon duke thënë se sulmet e mbrëmshme ishin të dizajnuara për të “degraduar” dhe “shkatërruar” aftësitë bërthamore të Iranit.
Ai thotë se sulmi “shkatërroi” programin bërthamor iranian, por nuk preku trupat apo civilët iranianë.
Hegseth vazhdon të thotë se shumë presidentë “ëndërronin t’i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri në Trump”.
Ai shton se operacioni ndaj Iranit ishte “i guximshëm dhe brilant”, ka raportuar BBC

