Vance: Vendimi për sulmin ndaj Iranit ishte i yni dhe i askujt tjetër

by Nexhat

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka deklaruar se ai beson se programi bërthamor i Iranit është kthyer prapa “shumë vite” nga sulmet e Uashingtonit dhe se operacioni ishte i motivuar nga vlerësimet e inteligjencës amerikane, jo nga ato izraelite.

Vance u shpreh se ndihet “shumë i sigurt se SHBA ka vonuar ndjeshëm zhvillimin e një arme bërthamore të Iranit dhe se ndërsa nuk mund të japë një vlerësim zyrtar, dyshon se do të duhen “shumë, shumë vite” tani para se Irani të arrijë bombën.

banner

I pyetur nëse Presidenti i SHBA-së Donald Trump dha miratimin për operacionin bazuar në vlerësimet e inteligjencës amerikane ose izraelite për aftësitë bërthamore të Iranit, Vance tha se “ishte inteligjenca jonë” që çoi në marrjen e vendimit.

“Sigurisht që ne ndajmë inteligjencën me shumë agjenci, britanike, izraelite e kështu me radhë, por ishte inteligjenca jonë që na motivoi të vepronim”, tha zëvendëspresidenti.

Vance shpjegon se SHBA-të identifikuan se “Irani po prodhonte uranium shumë të pasuruar që ishte në përputhje vetëm me dëshirën e tyre për të ndërtuar një armë bërthamore” dhe ndërsa “sigurisht që ekziston një pyetje e hapur nëse ata ishin javë larg apo nëse ishin muaj larg… ata ishin shumë afër një arme bërthamore”.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së thekson se, megjithëse SHBA-të mendonin se bisedimet bërthamore me Iranin ishin disi produktive në mars, deri në mesin e majit, “iranianët dukeshin se po pengonin” negociatat, gjë që ishte “në të vërtetë ajo që fshihej këtu… iranianët ndaluan negociatat me mirëbesim, dhe ky ishte katalizatori i vërtetë” për të marrë vendimin për të sulmuar.

I pyetur nëse SHBA-të do të mbështesnin një vrasje izraelite të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Vance thotë se një veprim i tillë “varet nga izraelitët” dhe përsëriti se qëndrimi i SHBA-së është “ne nuk duam një ndryshim regjimi”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy