Në një njoftim të shpërndarë më 23 qershor, Ambasadat e Shteteve të Bashkuara kanë ngritue alarmin për pasojat e përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë në udhëtimet ndërkombëtare dhe sigurinë e qytetarëve amerikanë jashtë vendit.
Sipas mesazhit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përplasjet e fundit kanë shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme, duke krijuar pasiguri për udhëtarët dhe linjat ajrore.
Ambasadat paralajmërojnë gjithashtu për mundësinë e protestave kundër qytetarëve dhe interesave amerikane në vende të ndryshme të botës, duke i bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të informohen rregullisht për situatën e sigurisë në destinacionet e tyre.
“Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim,” thuhet në deklaratën zyrtare të ambasadës.