Khamenei thyen heshtjen: “Po ndëshkojmë Izraelin, dhe ndëshkimi do të vazhdon”

by engel

Për herë të parë pas sulmeve të ashpra ajrore nga SHBA ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka dalë publikisht me një mesazh të fortë.

Në një deklaratë të dhënë me ton të ashpër, ai paralajmëroi se ndëshkimi ndaj Izraelit ka filluar dhe është në vazhdim.

banner

“Armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë… duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet tani,” tha Khamenei, duke i adresuar zhvillimet e fundit si pjesë e një përshkallëzimi të pakthyeshëm në rajon.

Gjatë natës janë regjistruar sulme të reja me raketa ndaj objektivave izraelite, që autoritetet iraniane i paraqesin si pjesë të “kundërpërgjigjes së drejtë”.

Sipas informacioneve ndërkombëtare, këto lëvizje vijnë pas bombardimeve amerikane që goditën tre lokacione të ndjeshme bërthamore në Iran, duke ndezur një spirale të re tensionesh.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë konfirmuar se kanë ndërmarrë sulme ajrore të enjten në zonën e Kermanshahut – një qytet strategjik në Iranin perëndimor – me qëllim neutralizimin e infrastrukturës ushtarake iraniane.

Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, burime të lidhura me shtetin iranian kanë bërë të ditur se edhe kompleksi ushtarak Parchin, pranë Teheranit, është goditur nga Izraeli në orët e para të së hënës.

Ndërsa fjalët e Khameneit përforcojnë retorikën e konfrontimit, komuniteti ndërkombëtar është gjithnjë e më i shqetësuar për përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy