Kredibiliteti i SHBA-së është dëmtuar, thotë Kina pas sulmeve amerikane në Iran

by Nexhat

Pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dielën, Kina ka deklaruar se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit kanë dëmtuar kredibilitetin e Uashingtonit.

Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, Kina poashtu ka paralajmëruar se situata “mund të dalë jashtë kontrollit”.

banner

Këshilli i Sigurimit u mblodh për të diskutuar goditjet amerikane në Iran, ndërsa Rusia, Kina dhe Pakistani propozuan që organi 15-anëtarësh të miratojë një rezolutë për armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte në Lindjen e Mesme.

Ishte ambasadori kinez në OKB, Fu Cong, i cili ka thënë se palët duhet të frenojnë “impulsin e forcës, të shmangin përshkallëzimin e konflikteve dhe të mos i shtojnë benzinë zjarrit,” transmeton Express.

Ai ka theksuar se veçanërisht se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet për të parandaluar përshkallëzimin dhe përhapjen e luftës në rajon.

“Irani është dëmtuar, por edhe kredibiliteti i Shteteve të Bashkuara është goditur – si shtet dhe si pjesëmarrës në çdo negociatë ndërkombëtare,” është shprehur FU

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy