Pejë: policia arreston grabitësin e barnatores

by informim peje

Policia e Pejës ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar për grabitjen e një barnatoreje që ndodhi më 21 qershor 2025 në rrugën “Konferenca e Bujanit”.

Burime brenda hetimit bëjnë me dije se pas një pune intenzive operativo-hetimore, më 22 qershor është arrestuar I.M., 37 vjeçar, banues në Pejë.

banner

Ai është arrestuar në vendbanimin e tij, ku gjatë kontrollit në dhomën e tij janë gjetur dhe konfiskuar rrobat që kishte veshur në momentin e grabitjes.

Grabitja ishte kryer ndaj A.H., 23 vjeçare, punëtore në barnatoren që ishte cak i sulmit. Policia ka siguruar prova materiale që e lidhin I.M me vendin e krimit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërkohë që hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy