Pritet rikthimi i Vedat Muriqit në ligën Turke

by jonzefaj

Beşiktaş ka shfaqur interes të madh për transferimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka nisur kontaktet për të sjellë Muriqin në ekip gjatë kësaj vere. Ai aktualisht luan për Mallorcën në La Liga dhe ka pasur një paraqitje të mirë me 35 gola dhe 11 asistime në 118 ndeshje.

banner

Beşiktaş ka si objektiv përforcimin e sulmit dhe Muriqi shihet si zgjedhje ideale për shkak të përvojës së tij të mëparshme në futbollin turk, ku ka luajtur me Fenerbahçen, Rizesporin, Gençlerbirliğin dhe Giresunsporin. Detaji më i veçantë në këtë çështje është kartoni i tij, i cili sipas raportimeve është rreth 5 milionë euro – një shumë që konsiderohet e volitshme për një lojtar të tillë, përcjellë KosovaPress.

Transferimi i tij pritet të sjellë përforcim të ndjeshëm për skuadrën që tashmë drejtohet nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer. Muriqi, nga ana e tij, nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Turqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy