PSG dhe Atletico Madrid me fitore, por vetëm njëra kalon tutje

by Nexhat

PSG ka kaluar tutje nga faza e grupeve në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Seattle Sounders me rezultat 2-0. Atletico Madridi edhe pse fitoi ndaj Botafogos me rezultat 1-0, nuk arriti të kalojë tutje. 

Kampionët e Francës dominuan takimin dhe treguan efikasitet në sulm. Goli i parë erdhi në mënyrë jo të zakonshme. Khvicha Kvaratskhelia i dha epërsinë PSG-së duke shënuar me një pjesë të pazakontë të trupit, pasi topi i devijua në shpinën e tij, duke befasuar mbrojtjen amerikane dhe portierin

banner

Ndërsa Achraf Hakimi vulosi fitoren me një goditje precize brenda zonës që përfundoi në cepin e djathtë të portës për 2-0.

Në ndeshjen tjetër, Atletico Madridi regjistroi një fitore të ngushtë ndaj Botafogos me rezultat 1-0.

Antoine Griezmann ishte vendimtar, duke realizuar një gol të bukur pas një pasimi të ulët që depërtoi mbrojtjen kundërshtare. Ai dërgoi topin në të djathtën e portës dhe i dha shpresë ekipit të tij.

Megjithatë, fitorja nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën e Diego Simeones. Pavarësisht se Atletico Madridi e përfundoi grupin me gjashtë pikë – njësoj si PSG dhe Botafogo – humbja e thellë 4-0 ndaj parisienëve në ndeshjen e mëparshme i kushtoi vendin e dytë në grup, për shkak të golaverazhit më të dobët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy