Reagim i fortë nga Avni Arifi: KEK në kolaps, qytetarët po helmohen

by informim peje

Ish diplomati, Avni Arifi ka reaguar ashpër pas lëshimit të bllokut të termocentralit Kosova A pa filtra funksionalë të ajrit, duke e cilësuar këtë si një akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin publik.

Përmes një postimi në Facebook, Arifi ka kërkuar arrestimin e atyre që kanë dhënë leje për operimin e bllokut pa sisteme të filtrimit, duke theksuar se qytetarëve po u servohet “helm” në vend të ajrit të pastër.

banner

“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu,” shkruan Arifi.

Ai gjithashtu e akuzon qeverinë për fshehje të gjendjes së vërtetë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), duke thënë se vendimmarrjet aktuale për energjinë po shndërrohen “çdo ditë në krim më të madh”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy