Sondazhi i UBO Consulting: Mbi 60% e qytetarëve të kënaqur me punën e Presidentes Osmani

by Nexhat

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin janë publikuar të dhëna nga një sondazh i realizuar nga UBO Consulting, lidhur me perceptimin e qytetarëve për punën e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas rezultateve, një përqindje e konsiderueshme e qytetarëve shprehen pozitivisht.

banner

Konkretisht, 17.8% e të anketuarve janë “shumë të kënaqur” dhe 44.3% janë “të kënaqur” me punën e Presidentes, duke përbërë gjithsej 62.1% mbështetje pozitive.

Ndërkohë, 21.0% janë deklaruar si “të pakënaqur” dhe 12.6% “shumë të pakënaqur”, që në total përfaqësojnë 33.6% të pakënaqur.

Ndërsa 4.3% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje ose janë deklaruar të paqartë.

Ky sondazh ofron një pasqyrë të ndjeshme të perceptimit publik për performancën e kreut të shtetit në këtë fazë të mandatit të saj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy