Ymeri: Vetëvendosje po humb mbështetjen për shkak se po shikohet si bllokuese e institucioneve

by engel

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar të dhënat më të fundit nga sondazhi i UBO Consulting, të publikuara në emisionin “Debat Plus”, ku rezulton se mbështetja për partinë në pushtet ka rënë në 37% gjatë muajit qershor.

Në krahasim me 40% në mars dhe 42% sa kishte në zgjedhjet e fundit, kjo shënon një zbritje të dukshme të trendit elektoral të Vetëvendosjes.

banner

Sipas Ymerit, rënia prej rreth 5 pikësh përqindjeje që nga zgjedhjet e fundit, dhe veçanërisht 3.5 pikë nga marsi, është indikator i qartë i humbjes së mbështetjes qytetare.

Ai thekson se kjo situatë është rezultat i perceptimit publik se Vetëvendosje mban përgjegjësi për bllokadën institucionale që po e pengon funksionimin normal të institucioneve.

“Është humbje e ndjeshme për një periudhë kaq të shkurtër, dhe qytetarët po reagojnë ndaj asaj që e shohin si pengesë nga ana e VV-së,” deklaroi ai në emisionin “VV Show”.

Ymeri tha gjithashtu se kjo tendencë duhet të trajtohet me seriozitet nga strukturat partiake, pasi tregon një pakënaqësi të theksuar në rritje në radhët e elektoratit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy