Krasniqi takohet me përfaqësuesin norvegjez për BP: PDK, partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon.

Në këtë takim, Krasniqi ka shprehur qëndrimet e PDK-së mbi çështje kyçe politike, duke theksuar bllokadën institucionale në vend dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila duhet të ketë në qendër njohjen reciproke.

banner

“Një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progres të qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta për integrim të plotë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kryetari i PDK-së.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë një faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy