Mbrojtja Civile në Shqipëri paralajmëron qytetarët: Kujdes! Temperaturat do të arrijnë 40 gradë

by Nexhat

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka lëshuar një mesazh paralajmërues për qytetarët, duke informuar se në ditët në vijim temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

AKMC bën thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, sidomos për kategoritë më të rrezikuara si të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

banner

Qytetarët këshillohen të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe të jenë shumë të kujdesshëm me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile “kjo situatë rrit ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje dhe zonat rurale”.

“Në rast të vërejtjes së zjarreve apo tymit, qytetarët duhet të kontaktojnë menjëherë në numrat emergjentë 128 ose 112”, thuhet në njoftimin e AKMC.

Agjencia thekson se respektimi i masave parandaluese është jetik për ruajtjen e jetës, pronës dhe natyrës, ndërsa bashkëpunimi i komunitetit mbetet çelësi për një sezon veror të sigurt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy