Trump thotë se si Izraeli ashtu edhe Irani shkelën armëpushimin: S’jam i kënaqur, sidomos me Izraelin

by Nexhat

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se si Izraeli ashtu edhe Irani shkelën armëpushimin që ai njoftoi disa orë më parë dhe se ai nuk ishte i kënaqur me asnjërin vend, por veçanërisht me Izraelin, raporton Reuters.

Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump tha se Izraeli “u çaktivizua” menjëherë pasi ra dakord për marrëveshjen, shkruan The Guardian,

banner

Lidhur me Iranin, Trump tha se kapacitetet bërthamore të vendit janë zhdukur dhe se nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.

Izraeli e ka akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimit, rreth tri orë pasi marrëveshja u dakordua nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.

Irani mohoi se ka sulmuar Izraelin me raketa, ndërsa e akuzoi Izraelin se kreu sulme pas armëpushimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy