Abdixhiku takon emisarin norvegjez – Flasin për formimin emergjent të institucioneve dhe sanksionet e BE’së

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot takim përfaqësuesin e posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, me të cilin kanë diskutuar për nevojën emergjente që të formohen institucionet funksionale të vendit, .

Të dy ata kanë diskutuar edhe për sfidat që po përballet vendit dhe zhvillimet politike.

banner

‘‘Kryetari Abdixhiku shprehu qartë qëndrimet e LDK-së në raport me situatën aktuale, duke theksuar propozimin e LDK-së dhe nevojën për një Qeveri të Unitetit si zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza dhe për garantimin e stabilitetit institucional e politik në vend’’, thuhet në postim.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë takimit, i pari i LDK-së dhe përfaqësuesi norvegjez kanë diskutuar edhe për sanksionet e BE-së nda Kosovës, ku Abdixhiku ka shprehur shqetësimin e tij për ndikimin negativ të këtyre masave në rrugën evropiane të Kosovës.

‘‘Në takim u diskutua gjithashtu edhe për sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës. Kryetari Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij për ndikimin negativ të këtyre masave në rrugën evropiane të vendit dhe theksoi se është koha që BE-ja të rishikojë dhe të heqë sanksionet ndaj Kosovës, si një hap i domosdoshëm për të përforcuar orientimin euroatlantik të Republikës së Kosovës’’, thuhet aty.

Në fund, bëhet e ditur se Abdixhiku e ka falënderuar Mathisen për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Norvegjia i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj demokratik dhe institucional

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy