Daut Haradinaj ngre aludime të forta për narko-konsum nga deputetët e Kuvendit të Kosoves

by engel

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar bllokimin e zgjatur të Kuvendit, duke theksuar se opozita ka ofruar zgjidhje dhe është e gatshme për kompromis të pakushtëzuar.

Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai i bëri thirrje mazhorancës që të mos e mbajë të penguar procesin për egon e një individi.

banner

“Ne kemi ofruar, po ofrojmë zgjidhje, jemi të gatshëm të japim kompromis, kemi thënë pa asnjë kusht,” deklaroi Haradinaj.

“Është e pandershme tash me kërku prej opozitën për egon e një individi që për 37 seanca insiston, edhe e din që produkti është i njëjtë.”

Por deklarata më e fortë e Haradinajt ishte ajo që lidhej me gjendjen e përgjithshme të parlamentarëve. Ai hodhi akuza të drejtpërdrejta, duke aluduar se një numër i konsiderueshëm i deputetëve janë përdorues të substancave narkotike.

“Ka të drejt zonja Mihali kur thotë deputetët, sepse po shihet kush parfumoset e kush bën sfilitë. Nëse do të jemi ndonjëherë në pushtet, kushti i parë do të jetë testimi i narko-konsumuesve,” u shpreh ai, duke shtuar se një pjesë e mirë e tyre nuk duhet të përfaqësojnë qytetarët në Kuvend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy