Erdogan pas Samitit të NATO-s: “Të dëgjojnë mikun tim, Trump”

by engel

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se procesi i blerjes së avionëve luftarakë Eurofighter është në rrugë të mbarë, ndërsa ka bërë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme duke përmendur edhe një mesazh të indirekt drejtuar Izraelit dhe Iranit: “të dëgjojnë mikun tim, Trump”.

Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit të NATO-s, Erdogan konfirmoi se Turqia po përparon në negociatat për blerjen e avionëve luftarakë:
“Brenda dekadës së ardhshme, ne do ta mbështesim NATO-n duke ndarë pjesën e nevojshme. Jemi takuar me Gjermaninë dhe Anglinë në lidhje me Eurofighter. Ka zhvillime pozitive,” deklaroi ai.

banner

Ai gjithashtu u ndal në tensionet rajonale mes Izraelit dhe Iranit, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë:
“Një zgjidhje e qëndrueshme me Iranin është e mundur vetëm përmes negociatave. Lufta nuk është zgjidhje. Ne presim që palët t’i kushtojnë vëmendje thirrjes së mikut tim, Trump.”

Presidenti turk shtoi se gjatë samitit ka zhvilluar takime bilaterale me liderë botërorë si Donald Trump, Friedrich Merz dhe Emmanuel Macron, duke diskutuar si çështje rajonale ashtu edhe axhendën e Aleancës.

Ai konfirmoi se samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Turqi dhe vendimi për qytetin pritës pritet të merret brenda javës së ardhshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy