Limaj: Vendi po hyn në fazë të rrezikshme, kërkohet marrëveshje urgjente politike

by engel

Pas seancës së 37-të të dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat, duke paralajmëruar për pasojat që po sjell ngërçi i zgjatur institucional.

Sipas Limajt, vendi po kalon në një fazë të rrezikshme për shkak të mungesës së veprimit dhe mungesës së përgjegjësisë nga forcat politike.

banner

Ai theksoi se është koha që partitë të lënë mënjanë kalkulimet dhe të angazhohen seriozisht për një marrëveshje të nevojshme për funksionalizimin e Kuvendit.

“Dalëngadalë duhet të largohemi nga kalkulimet dhe lojërat me fjalë. Duhet të përqendrohemi, sepse përndryshe nuk do ta përmbushim atë që pret qytetari i Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës.

Jemi shumë të vonuar. Duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politike”, deklaroi Limaj.

Deklarata e tij vjen vetëm pak orë pas ndërprerjes së vazhdimit të 37-të të seancës konstituive, e cila përsëri nuk arriti të prodhojë një zgjidhje për krizën parlamentare.

Ai apeloi për një ndërgjegjësim të përgjithshëm institucional, duke paralajmëruar se vazhdimi i këtij bllokimi do të ketë pasoja serioze për funksionimin demokratik të shtetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy