Luis Figo i thotë Real Madridit t’ia rrëmbejë top yllin Barcelonës nga dora

by Nexhat

Legjenda e futbollit portugez, Luis Figo, ka dhënë një deklaratë të qartë në lidhje me merkaton e verës së Real Madridit, duke kërkuar afrimin e anësorit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.

“Ka shumë lojtarë që më pëlqejnë. Do të nënshkruaja me Nico Williams, me siguri. Ai është një perlë”, deklaroi Figo për Diario AS.

banner

“Çmimi i tij më duket i përballueshëm, duke marrë parasysh paratë që shpenzohen në ditët e sotme”.

Ai e cilësoi Williams si një nënshkrim të zgjuar për shkak të cilësisë dhe moshës së tij të re.

“Do të ishte një transferim i mirë për shkak të cilësisë që ka, dhe gjithashtu për shkak të moshës së tij të re”, potencoi portugezi.

Figo e krahasoi gjithashtu Williams me veten.

“Ne jemi lojtarë të ndryshëm. Ai është shumë i shpejtë, më pëlqejnë anësorët sepse aty kam luajtur më mirë, por nuk isha aq i shpejtë sa ai. Do të doja të kisha qenë kaq i shpejtë”, vazhdoi Figo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy