“Më ngjan me zyrtarët jugosllavë me 40 xhipa”: Daut Haradinaj kritikon Kurtin për numrin e tepruar të eskortes

by engel

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë akuza të rënda ndaj Albin Kurtit në një deklaratë të bërë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, duke e krahasuar mënyrën e ardhjes në Kuvend me epoka të errëta të së kaluarës.

“Përderisa është i rrethuar, bile ndonjëherë po më tingëllon sikur në atë kohën e egër kur na vinin zyrtarët e Jugosllavisë më 40 xhipa e 500 pushkë,” deklaroi Haradinaj, duke vënë theksin te masa e sigurisë që shoqëron Kurtin në Parlamentin e Kosovës.

banner

Sipas tij, për një vend me nivel të lartë sigurie siq është Kuvendi i Kosovës është i pakuptimtë për një lider që të jetë kaq shumë i mbrojtur.

Ai shtoi se ambienti parlamentar është vendi më i sigurt në vend dhe se askush nuk ka paraqitur ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ndaj Kryeministrit Kurti.

Për Haradinajn, ky krahasim nuk duhet të shihet si provokim, por si reflektim realist mbi perceptimin e tij për distancimin institucional që, sipas tij, krijohet përmes demonstrimeve të tejskajshme të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy