Medhi Taremi më në fund largohet nga Teherani , mbetet në pikëpyetje pjesëmarrja në Kupën e Botës për Klube

by engel

Medhi Taremi, sulmuesi iranian i Interit, po përballet me një situatë të pasigurt në vendlindje për shkak të tensioneve të fundit në Iran.

Lojtari është detyruar të largohet nga Teherani dhe ka udhëtuar me makinë mbi 1000 kilometra drejt qytetit të tij të lindjes, Bushehr, ku është strehuar pranë familjes.

banner

Sipas burimeve pranë klubit zikaltër, Taremi kishte shpresuar në një zgjidhje të shpejtë për të udhëtuar drejt Italisë dhe më pas për t’u bashkuar me ekipin në SHBA, ku Interi po merr pjesë në Kupën e Botës për Klube. Por pamundësia për të përdorur hapësirën ajrore ka lënë gjithçka pezull.

Megjithëse i izoluar, sulmuesi nuk ka ndalur stërvitjen. Ai ka siguruar stafin teknik se po mban formën fizike përmes programeve individuale dhe është i gatshëm të ndërhyjë në çdo moment që i jepet mundësia për t’u ribashkuar me ekipin. Interi, nga ana e tij, nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik dhe prioritet i padiskutueshëm mbetet siguria e lojtarit.

Burime të afërta bëjnë me dije se Taremi është në komunikim të përhershëm me menaxherin e ekipit, Matteo Tagliacarne, si dhe me trajnerin Chivu, të cilit i ka përcjellë urime për përgatitjet dhe sfidat në SHBA.

Përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të skuadrës, ai ka shprehur mbështetje për shokët e tij dhe gatishmëri për çdo zhvillim të ri.

E ardhmja e pjesëmarrjes së Taremit në Kupën e Botës për Klube mbetet e paqartë, por profesionalizmi dhe përkushtimi i tij nuk lë vend për dyshime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy