“Nuk ka pasur asnjë negociatë”: Xhaka mbetet te Bayer Leverkusen

by engel

Në mes të spekulimeve mediatike për një kalim të mundshëm të Granit Xhakës te Milani, Bayer Leverkusen ka dalë me një qëndrim të qartë për të shuar çdo dyshim.

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Simon Rolfes, mohoi kategorikisht ekzistencën e bisedimeve me klubin italian dhe theksoi se mesfushori shqiptar mbetet pjesë kyçe e projektit të skuadrës.

banner

“Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj negociate me Milanin për Granit Xhakën,” deklaroi Rolfes për revistën gjermane Kicker.

“As nga ana jonë nuk ekziston ndonjë ide për ta shitur. Granit është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.”

Këto deklarata vijnë në një moment kur raportimet në Itali dhe Gjermani flisnin për një interes serioz të Milanit dhe për dëshirën e mundshme të vetë Xhakës për të provuar një aventurë në Serie A.

Megjithatë, të paktën zyrtarisht, Leverkuseni ka mbyllur derën për çdo largim të mundshëm të ish-kapitenit të Zvicrës në këtë merkato.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy