Prishtina nis renovimin e objektit të Gërmisë: një qendër moderne për të nxitur mësimin kreativ dhe teknologjik

by engel

Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes një postimi zyrtar në Facebook nisjen e renovimit të objektit të njohur të Gërmisë, i cili do të shndërrohet në një qendër të avancuar edukative për të rinjtë e kryeqytetit.

Sipas komunikatës, ky hap është pjesë e Projektit METIAH, një iniciativë ambicioze që synon modernizimin e sistemit arsimor, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e hapësirave multifunksionale që ndërthurin historinë me teknologjinë.

banner

Qendra e re do të quhet Deep Space dhe do të shërbejë si një ambient mësimor ku nxënësit do të eksplorojnë biologjinë, anatomisë dhe galaktikën përmes metodave të avancuara dhe mjeteve interaktive që i afrojnë me praktikat bashkëkohore të vendeve më të zhvilluara.

“Synimi ynë është të largohemi sa më shumë nga metodat e vjetëruara të mësimdhënies dhe të krijojmë alternativa teknologjike moderne për të rinjtë tanë,” thuhet në postim.

Renovimi tashmë ka filluar dhe objektivi është që kjo hapësirë të bëhet një pikë referimi për mësimin inovativ dhe bashkëkohor, duke ofruar një përvojë unike edukative për të gjitha moshat.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy