Samiti i NATO’s në Hagë, Trump i përmend përsëri Kosovën e Serbinë në pyetjen që iu bë për Putinin

by Nexhat

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë të Holandës.

Duke folur për një telefonatë që ka pasë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Trump tha se javët e fundit është marrë edhe me konflikte të tjera, duke përmendur këtu edhe Kosovën e Serbinë.

banner

“Më telefonoi [Putini] para disa ditësh, më tha: a mund të të ndihmoj me Iranin? I thashë: jo, mund të më ndihmosh me Rusinë. Sepse, e di, në javët e fundit u morëm me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Mendoj që të premten po vijnë Kongo dhe Ruanda. Ka pasur një luftë të egër atje”, tha Trump

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy