Statovci pas dështimit të radhës të Kuvendit: Egoja e opozitës po mban peng Kuvendin

by engel

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka reaguar pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e konsideruar mungesën e pjesëmarrjes në votim si një pengesë serioze për tejkalimin e krizës institucionale.

Në një deklaratë për media, Statovci theksoi se sjellja e partive opozitare po pengon interesin shtetëror dhe po e zhyt vendin në bllokadë të vazhdueshme.

banner

“Egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Përmes një strategjie sabotuese dhe bllokuese, nuk kemi pjesëmarrje në procesin e votimit.

Ne kemi qenë vazhdimisht thirrës në seancë që të kemi pjesëmarrje në votim – qoftë me votë për, kundër apo edhe me abstenim,” tha ajo.

Ajo i bëri thirrje spektrit politik që të veprojë me përgjegjësi dhe të mos lërë qytetarët pa institucione funksionale, ndërsa theksoi se Vetëvendosje ka treguar gatishmëri për të çuar përpara procesin demokratik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy