Turqia merr fronin e investimeve të huaja në Shqipëri, Holanda dhe Italia në ndjekje

by Nexhat

Investimet e huaja në Shqipëri kapën vlerën e 362 milionë eurove në tremujorin e parë të vitit 2025.

Pjesa më e madhe e financimeve shkoi për pasuritë e paluajtshme, ndërsa shteti që kryesoi investimet ishte Turqia.

banner

Gjatë periudhës janar-mars 2025, fluksi i parave nga jashtë rezulton rreth 15% më i ulët krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, çka tregon për një frenim të investimeve të huaja.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori më i financuar ishte ai i pasurive të paluajtshme, duke përqendruar pjesën më të madhe të kapitalit të huaj.

Nga totali, 104 milionë euro ose 29% e shumës u kanalizua drejt ndërtimit, 21% në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, 14% në industrinë nxjerrëse dhe 9% në industri përpunuese dhe tregti.

Sa i përket vendeve investuese, Turqia kryeson me 49 milionë euro, duke përfaqësuar 14% të totalit të investimeve, ndjekur nga Holanda me 13.5%, Italia me 12.7% dhe Austria me 8.6%.

Ndërkohë, investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan në nivelin më të ulët që nga viti 2022, duke zënë vetëm 3% të totalit./Euronews Albania

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy