Zogaj pas dështimit të seancës: Çdo 48 orë i njëjti ngërç, fajtor partia fituese

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka reaguar pas dështimit të 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një përsëritje të pakuptimtë që ndodh çdo 48 orë.

“Edhe sot në dështimin e radhës po vijmë çdo 48 orë dhe kemi të njëjtin rezultat. Shoqëria civile ka protestë dhe kjo është shenjë e mirë,” deklaroi Zogaj për mediat, duke iu referuar performancës simbolike të zhvilluar sot nga organizatat e shoqërisë civile para hyrjes së Kuvendit.

banner

Ai fajësoi drejtpërdrejt subjektin që ka fituar zgjedhjet për zvarritjen institucionale dhe mungesën e vullnetit për të dalë nga ngërçi politik.
“Fajtori kryesor është partia që ka fituar zgjedhjet dhe nuk ka asnjë përpjekje për të dalë nga kjo situatë,” tha ai, duke shtuar se mungesa e konsensusit po lë vendin pa një Kuvend funksional për një periudhë të zgjatur kohore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy