Bajrami: Kosova në kaos për shkak të mafisë energjetike

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka adresuar akuza ndaj qeverisë Kurti II dhe institucioneve përgjegjëse për krizën në sektorin e energjisë, duke e quajtur situatën aktuale si pasojë të një “mafie energjetike” dhe skeme të thellë korruptive.

Në Debat Plus, Bajrami ka thënë se rritja e çmimit të energjisë që nga viti 2022 nuk ka ndikuar vetëm në faturat e qytetarëve, por ka shkaktuar rritje zinxhirore të çmimeve të produkteve të tjera.

banner

Ajo akuzoi institucionet e vendit se, me apo pa qëllim, po i shërbejnë mafisë energjetike.

“Na duhet me pas të qartë një gjë; çmimi i energjisë elektrike, rritja e energjisë elektrike nuk e ka ndikimin prej vitit 2022, kur është rritur në mënyrë eksponenciale, nuk ka ndikuar vetëm ngritja e çmimit të faturës. Nuk është e vetmja kostoja e faturës që po paguajnë qytetarët. Ajo po ndikon të rritja e çmimit të të gjitha produkteve tjera. Sot jemi në një kaos total, për shkak të skemës korruptime. Të asaj që ne po e quajmë mafi energjetike, janë përjashtuar dhunshëm 1300 kompani prej shërbimit universal të furnizimit me energji elektrike. Unë po kërkon hetim. Nuk di kush e udhëheq. Kam dyshimet e mia, që institucionet tona që me dashje, me qëllim ose pa qëllim, me dije ose pavetëdije janë duke i shërbyer mafisë energjetike”, ka thënë Bajrami.

Bajrami kërkoi hetime të menjëhershme dhe përmendi emrin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili është intervistuar nga Prokuroria Speciale gjatë së enjtes.

“Mirëpo janë disa lidhje të cilat dyshimin e forcojnë edhe më shumë. Sot e patëm në prokurori Martin Berishajn. A është person i afërt me Albin Kurti dhe VV-në, a është pajisje zotëria me shtetësi të Kosovës për 24 orë. A i akne dal të dhëna nga inteligjenca financiare që janë raportuar në media që ka tërheq pare kesh nga bankomat në Kosovë më shumë se 1 milionë euro. Është duke u hetuar për atë. A është duke u hetuar që ka bërë deklarim të rrejshëm nën betim në Kuvend, evazion fiskal dhe deklarim të rrejshëm të pasurisë. Ne gjitha këto i dimë… në anën tjetër a i kemi parë bisedat në Whatsapp, ku njerëz që nuk kanë kurrfarë funksione në VV vendosnin për tenderët e KEK-ut. A e kemi parë se kurrë më shumë se në këto katër vite nuk ka pas rënie të blloqeve të KEK-ut. Ka pas shtyrje të pafundme të tenderëve për remont dhe modernzimin të blloqeve…”, ka shtuar Bajrami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy