Kusari-Lila: Gjykata tregoi se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues

by Nexhat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, si partnere nga partia Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth situatës në Kuvend.

Ajo ka thënë se ky aktgjykim tregon se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues.

banner

Tutje, ajo thotë se aktgjykimi obligon pjesëmarrjen dhe votimin në proces.

Postimi i plotë:

Me të gjitha kufizimet evidente për trajtim përmbajtësor të kërkesës së deputetëve nënshkrues, drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procesin e votimit në seancën konstituive, vendimi i Gjykatës në thelb rithekson se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues. Çdo vonesë e mëtejme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 66 të Kushtetutës.

Interpretimet e partive opozitare se gjoja është hedhur poshtë votimi i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese — edhe sikur të ishin të sakta (e nuk janë) — nuk e justifikojnë mungesën në votimin e hapur për Komisionin zgjedhor. Ai votim është i hapur dhe, sipas vendimit të Gjykatës, pjesëmarrja në votim është obligim kushtetues.

Andaj, të nderuar deputetë: mos vazhdoni me shkelje të Kushtetutës, por merrni pjesë në votim.

Nesër, në ora 11:00, ne do të jemi aty — të gatshëm për votim dhe përmbyllje të seancës konstituive.

Koha e mosjesëmarrjes në votim mbaroi — tani është koha për votim dhe përgjegjësi serioze ndaj Republikës dhe Kushtetutës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy