Lideri suprem i Iranit thotë se SHBA ka dështuar me sulmet

by Nexhat

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë në fjalimin e tij të parë që nga arritja e armëpushimit Izrael-Iran se SHBA-ja ka “dështuar të arrijë ndonjë gjë domethënëse” duke sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

Ai ka thënë se presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka bërë një përshkrim “jashtëzakonisht të ekzagjeruar” të asaj që ka ndodhur.

banner

“Ishte e qartë se ai duhej ta bënte këtë”, ka thënë Khamenei, duke shtuar se kushdo që dëgjonte mund të kuptonte se SHBA-ja po i ekzagjeronin gjërat për të shtrembëruar të vërtetën.

“Ne sulmuam një nga bazat kryesore të SHBA-së në rajon, dhe ata u përpoqën ta minimizonin këtë”, ka thënë Khamenei. 

Sipas tij, populli iranian demonstroi unitetin e tij teksa ka hedhur poshtë pretendimet e Trumpit i cili bënte thirrje për dorëzim. 

“Për një vend dhe komb të madh si Irani, vetëm përmendja e dorëzimit është një fyerje”, ka shtuar Khamenei

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy