Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë për mungesë vullneti në çështjen e zëvendësimit të Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Deri më tani vetëm Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për përcaktimin që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, që sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjedhet dikush që nuk vjen nga Lista Serbe. Gjithashtu, ne i kemi ftuar edhe partitë tjera PDK/LDK/AAK që të na bashkohen në këtë nismë, pra për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb ta zgjedhim dikë që nuk vjen nga Lista Serbe. Por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje pozitive nga PDK/LDK/AAK për këtë çështje”, ka shkruar Murati në Facebook.

banner

Tutje ai ka thënë se qëndrimi për temën e nënkryetarit e tregon më së miri se cilat parti ende presin dhe shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe, e që sipas tij, ato janë PDK, LDK, AAK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy