Në Ditën Botërore Kundër Drogës, mjekët apelojnë: “Droga nuk ju bën të fortë, ajo ju shkatërron!”

by informim peje

Me rastin e Ditës Botërore Kundër Përdorimit të Drogës, mjekët shqiptarë kanë zgjedhur të dërgojnë një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të rinjtë: “Droga nuk ju bën të fortë dhe as të lirë! Ajo vret të ardhmen dhe jetën tuaj.”

Mjekët toksikologë theksojnë se përdorimi i lëndëve narkotike po përhapet me ritme shqetësuese, veçanërisht mes të rinjve dhe adoleshentëve. Sipas tyre, edhe në vendin tonë është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve të drogave në moshë të re.

banner

Shefi i Toksikologjisë në QSUT paralajmëron për pasojat e rënda që lëndët narkotike kanë në shëndetin mendor dhe fizik të individit. Ai nënvizon se shumë prej këtyre substancave konsumohen në kombinim me alkoolin, duke përkeqësuar edhe më shumë efektet e tyre shkatërruese.

Marijuana, kokaina dhe drogat sintetike janë ndër substancat më të përdoruara nga të rinjtë shqiptarë, të cilat sjellin pasoja të rënda jo vetëm në organizëm, por ndikojnë gjithashtu në jetën sociale, ekonomike dhe atë familjare.

Mjekët bëjnë thirrje për më shumë ndërgjegjësim, edukim dhe ndërhyrje të hershme, me qëllim që të parandalohet përhapja e kësaj dukurie alarmante, që po kërcënon shëndetin dhe të ardhmen e brezit të ri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy