Plagosje aksidentale me armë zjarri në Prishtinë – Viktima përfundon në QKUK, hetimet në vazhdim

by engel

Një incident me armë zjarri është regjistruar paraditen e së martës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Kosovës, dyshohet se një shtetas kosovar, mashkull, e ka plagosur aksidentalisht në këmbë një tjetër person – po ashtu mashkull dhe shtetas i Kosovës.

banner

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ndërsa viktima është transportuar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht e kishte plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar,” thuhet në raportin zyrtar të policisë.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të të përfshirëve.

Ende nuk dihet nëse arma ishte në posedim të ligjshëm apo si ka ndodhur konkretisht shkrepja aksidentale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy