“Po e interpretojnë sipas dëshirës vendimin e Kushtetueses”, Deputetja Time Kadrijaj e AAK-së thotë se VV nuk deshi bashkëpunim

by Nexhat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) (Time Kadriaj), ka thënë se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për situatën në Kuvendin e Kosovës ka rëndësi interpretimi.

Ajo tha se po sheh sesi Lëvizja Vetëvendosje po e interpreton aktgjykimit sipas dëshirës.

banner

Tutje, ka thënë se partia në pushtet njihet si mosrespektuese e vendimeve të kësaj gjykate.

Thotë se LVV nuk ka dashur bashkëpunim për konstituimin e Kuvendit.

“Problemi është se si do ta interpretojmë në rast, sepse partia në pushtet po e shoh nga kabineti qeveritar i Albin Kurtit po i interpetojnë sipas dëshirave të veta. LVV nuk është parti se i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese këtë e shohim në praktikë”.

“Ne si AAK jemi munduar t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje, nuk e kemi përdorur si kauzë politike. Megjithatë, është caktuar një afat kohor deri kur duhet të konsituohet Kuvendi”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy