Rita Ora flet për traumën nga sëmundja e nënës së saj

by jonzefaj

Rita Ora ka folur hapur për periudhën e saj të vështirë si adoleshente, kur jeta e saj u trondit pas diagnozës së nënës së saj, Vera, me kancer të gjirit.

Ajo ishte vetëm 13 vjeç kur nëna e saj u diagnostikua dhe iu nënshtrua trajtimeve të rënda. Në një intervistë për podcastin Begin Again, Rita tregoi se kjo përvojë e thellë ka pasur një ndikim të madh në shëndetin e saj mendor, duke përfshirë PTSD dhe sulme paniku.

banner

“Ishte e vështirë të shihje dikë që gjithmonë ke besuar se do të ishte aty për ty, të shembet përpara syve të tu. Edhe kur je fëmijë, kjo është shumë e vështirë”, shprehet Rita. Ajo kujton gjithashtu periudhën kur përpiqej të balancohej mes shkollës dhe ndihmës që mund t’i ofronte nënës së saj, e cila po kalonte një trajtim të vështirë. “Ishte një periudhë shumë e vështirë për prindërit e mi”, shtoi ajo.

“Fillova të bëja kontrolle të rregullta dhe kjo më shqetësoi shumë. E përjetova çdo pjesë të kësaj përvoje me mamanë time dhe kjo më ka ndikuar thellësisht,” tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy