Tentuan grusht shteti në Serbi: Tre të arrestuar planifikuan sulme të armatosura dhe pushtim të mediave

by engel

Një plan i dyshuar për ndryshim të dhunshëm të qeverisë në Serbi është zbuluar nga autoritetet, duke çuar në arrestimin e tre personave pas një operacioni të gjerë të sigurisë.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, janë arrestuar personat me inicialet I.M., N.A. dhe B.M., të cilët sipas autoriteteve kanë zhvilluar një takim të fshehtë në një hotel në Kraljevo më 21 qershor 2025.

banner

Aty dyshohet se kanë hartuar një strategji për rrëzimin e qeverisë dhe ndërmarrjen e akteve të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore.

Prokuroria njoftoi se të dyshuarit kishin vendosur të mos ktheheshin në shtëpi pa “vrarë ose shkatërruar” përfaqësues të shtetit.

Gjithashtu, kishin planifikuar përdorimin e armëve të zjarrit dhe synonin çarmatosjen e efektivëve të policisë, duke përgatitur terrenin për një sulm frontal ndaj godinës së qeverisë dhe mediave kombëtare, si RTS, “Happy” dhe “Informer”.

Njëri prej tyre, I.A., u kap në Gugalj me një pistoletë CZ me numër serial të fshirë dhe mbi 30 fishekë. Policia thekson se armë të tilla përdoren zakonisht për atentate të sofistikuara.

Arrestimet janë rezultat i një operacioni të koordinuar mes Drejtorisë së Policisë, UKP-së dhe Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA). Hetimet janë ende në zhvillim e sipër, me kontrolle që vazhdojnë në disa qytete të Serbisë.

Përveç veprave kundër rendit kushtetues, të dyshuarit do të përballen me akuza për posedim dhe trafikim të paligjshëm të armëve. Brenda 48 orëve, ata pritet të dalin para Prokurorisë për të dhënë dëshminë e parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy