The Guardian vlerëson Edi Ramën: Vetëbesim i ri pas përparimit dikur të paimagjinueshëm të Shqipërisë drejt BE-së

by Nexhat

Në një intervistë të dhënë për The Guardian, kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar ashpër planin e Britanisë së madhe për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” në vende të treta, duke thënë se pas Brexit, Britania ndodhet “në një pozitë shumë të errët”.

“Është e paimagjinueshme që Britania të kërkojë vende për të hedhur emigrantët. Kjo tregon sa ka rënë niveli i diskursit publik,” ka thënë Rama për The Guardian.

banner

Tutje, teksa ka deklaruar se ai e ka refuzuar këtë propozim nga tre kryeministra britanikë: Boris Johnson, Rishi Sunak dhe më së fundi Keir Starmer, ai ka theksuar se puna me Italinë qëndron ndryshe, për shkak të “marrëdhënies së veçantë” mes dy vendeve.

Ndërkohë, lidhur me fjalët e tij të ashpra dhe refuzimet ndaj skemës britanike, The Guardian shkruan se qëndrimi i kryeministrit shqiptar “reflekton një vetëbesim të ri, teksa Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt anëtarësimit në BE-së”.

“Qëndrimi i Ramës përkon me një vetëbesim të ri, ndërsa ky vend i vogël – ndër më të varfrit në Europë – po bën hapa dikur të paimagjinueshëm drejt anëtarësimit në BE. Me një ndryshim të fortë ritmi dhe toni, që ai (Rama) ia atribuon “frymës së re gjeopolitike” të vendimmarrësve evropianë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, negociatat e anëtarësimit janë përshpejtuar, teksa Brukseli më në fund po përpiqet të përqafojë Ballkanin Perëndimor,” shkruan The Guardian,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy