62 të vrarë në Gazë – në mesin e tyre edhe njerëz që prisnin ndihma humanitare

by engel

Të paktën 62 palestinezë janë vrarë sot më 27 qershor nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, raportoi Agjencia për Mbrojtje Civile.

Ndër viktimat, sipas autoriteteve vendore, janë edhe dhjetë persona që ndodheshin pranë një qendre shpërndarjeje të ndihmës humanitare.

banner

Këto janë incidentet më të fundit në një varg sulmesh vdekjeprurëse që janë raportuar pranë qendrave të ndihmës, shumë prej të cilave operohen nga Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), iniciativë kjo e mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Organizatat ndërkombëtare humanitare dhe OKB-ja kanë refuzuar bashkëpunimin me GHF-në, duke shprehur shqetësime mbi qëllimet ushtarake të këtij mekanizmi të ri shpërndarjeje.

Zëdhënësi i agjencisë në Gazë, Mahmud Bassal, deklaroi për AFP-në se viktimat u regjistruan në sulme të shpërndara në të gjithë territorin palestinez, përfshirë edhe Qytetin e Gazës, ku njerëzit po prisnin ndihma.

Ushtria izraelite tha se po heton incidentet dhe mohoi përgjegjësinë për të paktën njërin prej tyre.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që nga fundi i muajit maj janë vrarë më shumë se 500 persona në afërsi të qendrave për ndihma. Ndërkohë, ofensiva izraelite në Gazë vijon, me qëllimin për të neutralizuar Hamasin – grup i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE./REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy