BDI: Vazhdon diskriminimi sistematik i shqiptarëve

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se në Fondin për Sigurim Shëndetësor janë realizuar 19 avancime, prej të cilëve 19 maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar.

Nga BDI thonë e ky është tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

banner

“Vetëm në një rast, Fondi për Sigurim Shëndetësor i RMV-së, janë realizuar 19 avansime, prej të cilave 18 për maqedonas, 1 për turq dhe asnjë për shqiptarë. Ky është një tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe një dëshmi e vazhdimësisë së politikave diskriminuese që po zbaton kjo qeveri”.

“Kjo qeveri për çdo ditë në praktikë vepron si një regjim i izolimit etnik, duke i kthyer institucionet publike në mure për shqiptarët. Në vend të barazisë, kjo qeveri po vendos një sistem përjashtues që avancon vetëm të përzgjedhurit etnikisht, duke anashkaluar profesionistët shqiptarë dhe duke i mohuar atyre të drejtën për rritje profesionale dhe institucionale”

“E filluan me heqjen e balancuesit në mënyrë antikushtetuese nga Kushtetuesja, për të krijuar mundësitë që shqiptarëve t’ua japin statusin e të padëshiruarve në administratën shtetërore dhe publike. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve për transparencë dhe përgjegjësi, dhe paralajmërojmë se BDI nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre”, thonë nga BDI

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy