BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

by informim peje

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë mbështetur rinovimin e sanksioneve sektoriale kundër Rusisë për gjashtë muaj të tjerë, deri në janar 2026.

Afati i fundit për zgjatjen e sanksioneve sektoriale është 31 korriku, dhe kjo marrëveshje një muaj para afatit është mjaft surprizë, duke shmangur kështu një dramë të re me Hungarinë, e cila vazhdimisht kërcënon të mos japë pëlqimin pa të cilin nuk ka zgjatje të sanksioneve.

banner

Sanksionet e BE-së duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj. Ekzistojnë dy grupe sanksionesh, ato sektoriale si ndalimi i eksportit të produkteve të ndryshme në Rusi dhe një listë personash dhe kompanish të ndaluara për hyrje dhe asetet e ngrira.

Sanksionet sektoriale rinovohen në janar dhe korrik, dhe lista e personave dhe kompanive në mars dhe shtator.

Nga ana tjetër, ende nuk ka marrëveshje për propozimin e fundit, të 18-të, për sanksione kundër Rusisë, të cilin Sllovakia dhe Hungaria e kundërshtojnë. Të dy vendet po kërkojnë të lejohen të vazhdojnë të blejnë gaz dhe naftë ruse.

Komisioni kohët e fundit propozoi që BE-ja të eliminojë përfundimisht varësinë e saj nga lëndët djegëse fosile ruse deri në fund të vitit 2027.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy