Dy tërmete lëkundin Shqipërinë, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

by informim peje

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në Shqipëri.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.

banner

Po ashtu, epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë mes Tiranës dhe Krujës, ndërsa thellësia fokale e tij ishte 5 km.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është ‘goditur’ nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy