Fatmir Limaj: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi politike, jo mision i Gjykatës Kushtetuese

by engel

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar sot para seancës parlamentare aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se mesazhi kryesor i këtij vendimi është qartësisht politik.

Sipas Limajt, Gjykata Kushtetuese ka vënë në pah se konstituimi i Kuvendit të Kosovës nuk është një çështje që mund të zgjidhet nga instanca gjyqësore, por mbetet ekskluzivisht përgjegjësi e forcave politike dhe e vetë deputetëve.

banner

“Porosia e Gjykatës, ashtu siç e kam kuptuar, është që konstituimi i Kuvendit është tërësisht vendim politik i forcave politike dhe i deputetëve. Nuk mundemi ne si Gjykatë me ardh e me ju zgjidh, me ju bashku e me ndërtu marrëveshje politike, sepse nuk është roli i Gjykatës,” u shpreh Limaj.

Ai shtoi se aktgjykimi duhet të lexohet si një thirrje për përgjegjësi dhe bashkëpunim mes subjekteve politike, e jo si ndërhyrje institucionale në procesin parlamentar.

“Pak a shumë, kështu është interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse interpretohet porosia,” përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy